Aktuale

Daçiq: Kosova hyn në INTERPOL, por jo edhe në UNESCO

Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpoli është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”- thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme.

“Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, antarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën” – shpjegon Daçiq për “Danas”, transmeton zeri.info.

the authorE B