Aktuale

Daçiq: Pandemia do ta shtyjë dialogun, por ne jemi të gatshëm për të

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë në një intervistë dhënë gazetës serbe “Novosti” se pandemia është arsye shtesë për shtyrjen e dialogut me Kosovën.

“Pandemia gjithësesi do ta shtyjë dialogun, njësojë siç kemi pasur deri tani shtyrje, mirëpo për arsye tjera, konkretisht për shkak të sjelljes së Prishtinës. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut, siç kemi qenë të gatshëm gjatë gjithë kësaj kohe kur nuk ka pasur dialog për shkak të sjelljes destruktive të Prishtinës”, ka pretenduar Daçiq, duke shtuar “neve nuk na përgjigjet shtyerja, dhe këtë e theksojmë gjatë gjithë kohës”, tha Daçiq.

“Serbia tashmë me vite është e njohur nëpër botë se dëshiron zgjidhje dhe se për këtë zgjidhje është duke punuar në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi, prandaj na vlerësojnë”, vazhdon Daçiq me demagogjinë e tij të njohur.

“Pozita jonë është e njohur në këtë pikëpamje, e fortë dhe plotësisht e qartë, kështu që po e presim të gatshëm periudhën pas pandemisë dhe në çdo moment të vazhdojmë bisedimet”, ka pretenduar ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq./Insajderi

the authorGazetaKNN