Aktuale

Daçiq përplaset me përfaqësuesin e Bosnjës për shkak të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka reaguar për kreut të Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizidic, që nuk duhet të ketë korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të hapte kutinë e Pandorës.

Dçiq ka thënë se nuk iu intereson se çfarë mendojnë në Bosnje, duke thënë se ata janë askushi për të dhënë opinione lidhur me këtë çështje.

“Ato janë qesharake. Kutia e Pandorës është hapur kur është njohur pavarësia e Kosovës, dhe askush nuk e pyet Bosnjën se si do të zgjidhim një çështje të tillë”, ka thënë Dacic, shkruan tanjug.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se nuk iu intereson aspak se çfarë mendojnë në Bosnje.

“Ne nuk ka intereson se çfarë ata mendojnë. Kush i pyet ata se si duhet të zgjidhet çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës?!” u ka thënë Daçiq i nervozuar gazetarëve.

Zvizidic pas Samitit të Berlinit, ka thënë se Bosnja përkrah një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe specifikisht Bosnjës, duke treguar hapur se nuk duhet të ketë rivendosje të kufijve në rajon në baza etnike. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli