Aktuale

Daçiq: Suksesi ynë mospranimi i Kosovës në UNESCO

Serbia vazhdon ta përmendë si sukses të vetin dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO në nëntorin e vitit të shkuar.
Ai ka thënë se Serbia në 12 muajt e fundit ka shënuar një numër suksesesh ndër të cilët ai ka përmendur kryesimin e OSBE –së dhe takimin e saj përfundimtar në Beograd, mosmiratimin e Rezolutës në OKB për gjenocidin në Srebrenicë si dhe faktin se Kosova nuk ia doli të bëhet anëtar i plotfuqishëm në UNSECO, njofton “Veçernje Novosti” Beogradit, transmeton Koha.net.

Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e vet të jashtme dhe vazhdon të udhëheqë politikë të parashikueshme në përputhje me interesat e vet kombëtarë.

Ai ka shtuar se qëllimi kryer i politikës së jashtme të Serbisë është vazhdimi i negociatave dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, por edhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore e tradicionale me Rusinë, Kinën, Indinë, me vendet afrikane dhe me vende të tjera.

Leave a Reply