Aktuale

Daçiq: Surinami tërheq njohjen e Kosovës

Qeveria e Surinamit ka njoftuar Serbinë se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se për këtë është njoftuar nga Ministria e Jashtme e Surnimanit dhe se mbrëmë ka marrë edhe notën me deklaratën zyrtare.

Surinami ka njohur Kosovën si shtet më 8 qershor 2016.