Aktuale

Daçiqi kërkon caktimin e ri të kufijve me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një shkrim autorial në gazetën “Blic”, ka paralajmëruar se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka hapur debatin e brendshëm serb rreth Kosovës, do të shikojë mundësinë për caktim të ri të kufijve në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve FoNet, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Caktimi i kufijve, apo si do që ta quajmë. Çka është e serbëve e çka është e shqiptarëve. Një marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kjo është e vetmja zgjidhje e përhershme e kompromisit, me një status të veçantë për kishat dhe manastiret tona dhe me Bashkësinë e komunave serbe në jug të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, nëse kjo gjë del të jetë e pamundshme apo e papranueshme, “nuk do të jem i palumtur, por do të përpiqem të jap kontributin në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe reale”, ka shtuar ai