ShowBiz

Dafina me trup në karantinë, e me mendje në Maldive

Në kohë kur pandemia COVID-19 ka shpërthyer në botë të gjithë po bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda dhe të iu përmbahen masave parandaluese.

Të famshmit në botë dhe në vend ka treguar që edhe ata personalisht po qëndrojnë të izoluar në shtëpi, dhe kështu ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e njohur ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video nga ambienti i saj i shtëpisë dhe studios ku po regjistron këngë të reja.

Por, së fundi Dafina është kthyer prapa në kohë duke postuar një fotografi nga pushimet në Maldive duke thënë që mendja e saj aktualisht është në plazhin  përrallor.

Ndërkohë, ditë më parë Dafina ka publikuar këngën “Një herë në jetë” që u prit mjaft mirë nga publiku.