AktualeShowBiz

Dafina ”thumbon” hapur Taynën

Dafina Zeqiri si duket po ka probleme mjaftueshëm me disa nga këngëtaret tjera, derisa nuk po kursehet as t’i thumboj ato kurdo që ka mundësinë.

Një ndër bashkëpunimet e saj më të njohura me Taynën, kënga ‘’Bye Bye’’ e cila promovohej aq shumë nga dy këngëtaret, tani si duket është bërë mollë sherri dhe atyre nuk iu pëlqen fakti që është një bashkëpunim.

Dafina në një postim në Tiktok ka habitur ndjekësit me një replikë, derisa publikoi një video ku një komentuese i shkroi “Tayna left the chat (largohet)”.

“Më mirë”, ia ktheu Dafina.

Nga Tayna deri tani nuk ka pasur asnjë reagim, përveç ku në njërën nga mbrëmjet ajo këndoi vetëm pjesën e saj në këngën ‘’Bye Bye’’, duke hequr atë të Dafinës.