ShowBiz

Dafina Zeqiri ka gati duetin muzikor me të ëmën

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Më në fund ajo ka përfunduar një këngë me nënën e saj dhe lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Instagramin e saj.

Këngëtarja ka postuar një foto ku shihet nëna e saj e veshur në të bardha, dhe ka shkruar

” Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashk me ty më në fund! Dafinë moj”. Ka shkruar këngëtarja duke na lënë të dim se ky projekt do të jetë pjesë e albumin që ka paralajmëruar kohë më parë.

Dafina në intervista të ndryshme kishte treguar se nëna e saj është shumë e talentuar dhe kishte shprehur dëshirën e një bashkëpunimi që tashmë duket se po realizohet. /ATVLIVE/