ShowBiz

Dafina Zeqiri publikon fotografinë e ‘motrës së saj të zhdukur’

Është një prej zërave më të bukur shqiptar, shkruan GazetaBlic.Dhe tash këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dafina Zeqiri ka treguar një ‘sekret’ të padëgjuar më parë nga ajo.

Zeqiri po konsideron se këngëtarja amerikane, Cardi B e cila ka qenë e ftuar në emisionin e moderatorit Jimmy Fallon se është motra e saj ‘e zhdukur’.

“@iamcardib është motra ime e ‘zhdukur’ prej shumë kohësh, ju betohem” – është mbishkrimi i një fotografie që këngëtarja e ka publikuar në “InstaStory”.Zeqiri këtë shkrim e ka bërë me siguri pasi këto të dyja ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Kujtojmë që ajo është duke punuar në një projekt të ri, por se për çka bëhet fjalë saktësisht ende nuk dihet.Ndryshe Zeqiri ka kohë që po mundohet t’i futet tregut ndërkombëtar edhe pse deri më sot nuk i kanë ecë palnet ashtu siç ka pritur. / © GazetaBlic /