ShowBiz

Dafina Zeqiri thotë se në Eurovision do të përfaqësonte vetëm Kosovën

Këngëtarja, Dafina Zeqiri duket se nuk dëshiron që në Eurosong ta përfaqësojë Shqipërinë.

Në një emisionin ku u diskutua për Arilena Arën dhe atë se si do të përfaqësojë Shqipërinë fituesja, u fol se kush do të ishte edhe fituesi potencial i këtij festivali. Aty u veçua Dafina Zeqiri.

“Kur ta pranojnë Kosoven ne “Eurosong” aty m’ki”, ka shkruar Dafina.

Kujtojmë se polemikat për fituesin e festivalit të 58-të të këngës në RTSH kanë zgjuar një interesim të madh, sidomos pasi që fituese u shpall Arilena Ara e jo Elvana Gjata siç ishte parashikuar më herët.

the authorGazetaKNN