Aktuale

Daily Mail raporton për sulmin e Krasniqit ndaj Zekës

Tabloidi britanik, “Daily Mail”, ka raportuar në lidhje me incidentin që ndodhi para pak ditësh në studion televizive në televizionin Klan Kosova në mes të deputetëve Frashër Krasniqi, nga Lëvizja Vetëvendosjes, dhe Milaim Zeka, nga Nisma për Kosovën.

“Ky është momenti shumë zbavitës kur dy politikanë të Kosovës i hedhin ujë njëri-tjetrit para se të përleshen fizikisht me grushte direkt në një televizion kombëtar”.

Kështu e nis shkrimin mediumi britanik, duke shtuar se dy deputetët u paraqitën në TV për të një debat të shëndoshë politik.

Por, një klip nga emisioni tregon se biseda mes tyre shpejt jashtë kontrollit kur njëri prej tyre e quan tjetrin përdhunues.

Mediumi vazhdon të sqarojë se si rrodhi ngjarja, kush kë e thirri përdhunues e kush kë e goditi i pari.