Aktuale

Dakordohen Zemaj e Ahmeti, s’do të ketë karantinim të Prishtinës – paralajmërohen sanksione

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pas takimin janë marrë vesh që mos të ketë karantinim të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se policia në bashkëpunim me inspektoratet do të jenë në terren dhe personat që nuk i respektojnë masat do të përballen me dënime.

“Po vazhdojmë me bashkëpunim me të gjithë kryetarët e komunave. Kohëve të fundit jemi përballur me një rritje të numrit të rasteve me Covid pozitiv edhe në kryeqytet. Biseduam me kryetarin edhe për një menaxhim më të mirë të situatës. Koordinomin me inspektoratin policinë e inspektoriatin”.

Tutje ai ka thënë se monitorimi i situatës do të bëhet në bazë të dy elementeve.

Sipas tij, Kosova mbetet në listën e vendeve që janë në pozitën më të mirë sa i përket shtrirjes së Coronavirusit.

“Shtimi i mbikëqyrjes, koordinimi më i mirë dhe llogaridhënia për të gjithë neve. Mbajtja e maskës, higjienës është kushti themelor”.

“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”.

“Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë”.

the authorGazetaKNN