Sport

Dalic: Kjo ishte fitorja më e madhe në histori të Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar një fitore historike ndaj Argjentinës me rezultat 3:0, për të siguruar kalimin në fazën tjetër në Kupën e Botës.
Fitoren ndaj kombëtares së Lionel Messit, trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic, e ka cilësuar si një nga fitoret më të mëdha në histori të kombit të tyre.

“Urime për djemtë. Kjo ishte një lojë e madhe, një nga më të mëdhatë në historinë e Kroacisë. Në çdo segment ishim të shkëlqyer, ne bëmë gjithçka siç duhej”, ka deklaruar Dalic.

“Ne çdo segment ishim më të mirë se Argjentina. Të gjitha meritat shkojnë për lojtarët e mi”, ka shtuar ai./Lajmi.net/