Aktuale

Dalin detaje të reja: Ja si e vrau nipi axhën në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka rrëfyer për Gazetën Blic tërë ngjarjen se si ka ndodhur vrasja në këtë komunë.

Ai tha se kjo vrasje ka qenë aksidentale. Sipas tij, autori i dyshuar që e ka kryer vrasjen, 20-vjeçari, që ishte edhe nipi i të vrarit, aksidentalisht ka shtënë në drejtim të xhaxhit.

“Dje pasdite rreth orës 16:00, dy vëllezër e kanë marrë edhe nipin ose djalin e vëllait me vete dhe kanë dalë afër shtëpive me një livadh, që t’i provojnë dy pistoleta për të gjuajtur. Dhe pasi kanë gjuajtur këta me siguri ia kanë dhënë pistoletën edhe djalit të vëllait, por ai i ri në moshë diku i vitit ’96, është i lindur”, tha Haziri.

Sipas tij, ai aksidentalisht e ka shkrepur revolen edhe e ka shkrep në drejtim të xhaxhait të tij. “Viktima ka fituar një plumb, e kanë dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, por plaga ka qenë shumë e rëndë dhe s’ka mundur të mbijetojë”, tregon Berisha.

Sipas tij, Policia e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes, i kanë kryer procedurat.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i rastit dhe kryeprokurori. Ai tha se janë konfiskuar dy pistoleta dhe disa fishekë, më duket 14 fishekë dhe pastaj është bastisur edhe një shtëpi edhe aty është konfiskuar një pushkë e gjuetisë. Kjo është  përgjithësisht ngjarja, kufoma ka shkuar për autopsi, kurse i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit”, tha ai.