Aktuale

Dardan Sejdiu: Me 19 nëntor qytetarët kanë vulos fitoren

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se qytetarët tashmë kanë vulos fitoren.

Ai i ka bërë thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor të përshpejtojë procedurën e numërimit të votave, përcjell arbresh.info.

“Me 19 nëntor qytetarët e kanë vulos fitoren kërkojmë nga KQZ që të numërojë votat sa ma shpejt”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se është hera e parë që ka pasur kaq pak ankesa në këto shtatëmbëdhjetë vitet e fundit.

“Gjatë gjithë ditës me 19 nëntor asnjë subjekt nuk është ankuare për parregullsi. Është hera e parë prej që ka zgjedhje që në Prishtinë vetëm një kuti shkon në karantinë. Asnjëherë nuk ka pasur më pak ankesa në 17 vitet e fundit”, ka thënë ai.

Sejdiu ka thënë se dallimi mes votave të kandidatit për kryetar komune Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashit janë 237 vota më shumë për Ahmetin.

“Dallimi është i qartë pra votat mes kryetarin Ahmeti dhe kundërkandidtatin Arban Abrashi janë 237 vota”, ka thënë ai./arbresh.info