Aktuale

Dardan Sejdiu me 5 politika për evitimin e ndotjes së ajrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në seancën e Kuvendit e cila po mbahet aktualisht në lidhje me ndotjen e ajërit në Kosovë, ka dhënë disa propozime.

Ai ka thënë se nga ky problem vdesin 3 milion njerëz në botë, por ka theksuar që me angazhimin e institucionet mund të evitojnë një gjendje të tillë.

Sejdiu ka potencuar se në kohën kur nuk ka pasur sistem për matjen e cilësis së ajrit në Kosovë, ajo ka qenë edhe më e keqe, përkatësisht në qeverisjen paraprake.

“Komuna e Prishtinës para katër viteve ngrohej me mazut dhe shkolla me qymyr kurse në qytet me naftë por në fakt ishte gazoil. Dhe numri i fidanëve të mbjellur ishte shumë i vogël kurse sot këto kanë ndryshuar janë mbjellur mbi 10.000 fidane por kjo është e pa mjaftueshme.”

Ndërkohë, Dardan Sejdiu dha edhe 5 poltika konkrete se si mund të zgjidhej problemi me ajrin në Kosovë.

“Sipas një studimi me 24 milion euro shtesë mund të ndryshohet kapaciteti i koogjenerimit nga 400 megavat energji në 200 megavat. Kjo i mundëson Termokosit të lidhet me 90 mijë konsumator.

Në komunat me cilësi të ajrit të tillë duhet me urgjencë të shqyrtohen që politikat për subvencionim të qytetarëve që nuk e kanë gjendjen e mirë materiale të lëvizin nga ngrohja me thëngjill në tjetër formë të ngrohjes.

Apostolova kur u takua me kryetarin e Kuvendin ajo tha ndotja e ajrit në kryeqytet është alarmante por kjo mund të rregullohet nëse 28 shtetet anëtare të BE sjellin secili prej tyre na nga dy autobus, dhe kjo do të zgjidhte problemin e transportit për tre komuna Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obliq.

Propozimi që të nderohen rermat për prodhim të energjisë nga era, potenciali për nderim të fabrikave të tilla në Kosovë është i madh, për këtë arsye propozoj në paisjen e investitorëve me dokumentacionin e duhur të filloj me nderimin e tyre.

Dhe drunjtë artificial inteligjent që bëjnë pastrimin e ajrit, komunat duhet të furnizohen me këto pajisje. Këto do ti zëvendësonin bolbordat nëpër qytete. Kjo ide po zbatohet në shumë vende evropiane.” tha Sejdiu./Indeksonline/