ShowBiz

I dashuri i Dua Lipa-s do ju bëjë të lëpini gishtat! (Foto)

Dua Lipa është duke jetuar një histori dashurie me Isaac Carew!

Dua poston shpesh foto me të dhe ka pranuar që ai është shumë i kujdesshëm dhe e shoqëron në çdo koncert, po kush është në të vërtetë Isaac, dhe pse mediat po çmenden pas tij? Le të mësojmë më shumë!

Isaac Carew, 29 vjeç nga Londra ka punuar si model për emrat më të njohur në fushën e modës si: Hermes, Moschino, Reiss etj, shkruan anabel.

Por arsyeja se përse 29 vjeçari po bëhet i njohur në gjithë botën nuk është aspak modelingu! Është bërë një yll në instagram dhe rrjetet sociale falë talentit të tij në gatim!

Një model mashkull po i tregon botës se ai ka bukuri dhe zgjuarsi, dhe është në gjëndje t’i ndjekë të dy profesionet në të njëjtën kohë. Mediat e huaja i kanë kushtuar Isaac-ut një pafundësi artikujsh për talentin e tij në kuzhinë.

Për më shumë ju mund ta ndiqni atë në The Dirty Dishes!

Shfletoni galerinë për të parë mrekullitë që ky djalë bën me duart e tij! Eh moj Dua je me fat! I bukur, i zgjuar dhe gatuan! Kush nuk do e donte një mashkull të tillë?