Sport

David Silva s’ka vendosur ende për klubin e ri

Mesfushori spanjoll mund t’i bashkohet ekipit Inter Miami, pronar i të cilit është David Beckham

David Silva nuk ka vendosur ende se çka do të bëjë në një periudhë afatgjate, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori spanjoll është i fokusuar momentalisht tek sezoni i tij i fundit me Manchester Cityn.

33 vjeçari do të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë verës që vjen posa të përfundojë kontrata e tij pas 10 vjetësh qëndrimi në klub.

Përfaqësuesit e futbollistit me përvojë kanë marrë oferta të ndryshme, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Atë e do edhe Inter Miami, pronar i të cilit është legjenda angleze, David Beckham.

“10 vjet për mua janë mjaft, është koha perfekte”, kishte thënë ai.

“Fillimisht patëm biseduar për vazhdimin e kontratës për dy vjet, por në fund vendosa për një vit. Prandaj, do ta mbyll këtë eksperiencë 10 vjeçare”, ka nënvizuar Silva.

“Po kompletohet një cikël. Nuk mund ta shoh kurrë veten duke luajtur kundër Cityt për ndonjë ekip tjetër. Prandaj, 10 vjet, kjo është e tëra”, përfundoi ish-përfaqësuesi spanjoll. /Gazeta Express/