Gianni De Biasi, ish trajneri i Shqipërisë, ka një mesazh për selektorin e ri i kuqezinjve, Christian Panucci
Strategu italian, Gianni de Biasi do të shikoj nga tribunat ndeshjen mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit, e cila luhet sonte nga ora 18:00, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.
Trajneri i disa skuadrave italiane thotë se selektori i ri i kuqezinjve, Christian Panucci nuk do të ketë nevojë për këshillat e tij.
“Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër”, ka deklaruar De Biasi.
“Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”, ka shtuar ai. /Express/