Sport

De Biasi kërcënon Italinë

Gianni De Biasi paralajmëron Italinë pas ndeshjes së raundit të tretë në Grupit G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

60 vjeçari italian, Gianni de Biasi, bëri një parashikim për renditjen përfundimtare të këtij grupi, por nuk heq dorë nga vendi i dytë, edhe pse e pranon se “të kaltrit” janë favoritë për këtë pozicion.

“Pas tri ndeshjeve skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje është Spanja”, deklaroi fillimisht De Biasi.

“Është një skuadër shumë e fortë dhe jo rastësisht e dominoi për 65 minuta Italinë. Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë. Por po të isha në kombëtaren italiane do të bëjë gjithçka që në ndeshjen e fundit me Shqipërinë ta kisha siguruar vendin e dytë”, – theksoi trajneri i kuqezinjve, transmeton Supersport.

“Po të isha në kombëtaren italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithçka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka diçka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani”, ka thënë De Biasi.