Sport

De Biasi tallet me Januzaj

“Januzaj do të rrijë duke i parë ndeshjet e Euro 2016 nga kolltuku”, kështu ka thënë Gianni De Biasi kur është pyetur nëse Januzaj është penduar që nuk pranoi të luante për Shqipërinë.

Trajner i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë për News24, ka folur për shumë gjëra, në mesin e tyre edhe për Januzajn.

Adnan Januzaj refuzoi Shqipërinë kohë më parë, duke iu bashkuar Belgjikës, por ai nuk po arrin të gjej vend dhe duket se përfundimisht do të rikthehet të luajë për Kosovën.

I pyetur nëse Januzaj është penduar që nuk pranoi të luante me Shqipërinë, De Biasi theksoi se tashmë futbollisti nuk është grumbulluar as nga trajneri i Belgjikës dhe kjo i përket të kaluarës.

“Januzaj nuk është grumbulluar me Belgjikën në Europian. Do të rrijë duke e parë ndeshjen nga kolltuku. Ai mund të kthehet nga Kosova tani, mund të jetë nga të parët që mund ta bëjë këtë”, deklaroi De Biasi.

“Një nga gjërat më të bukura që kam parë këtu në Shqipëri janë tifozët. Futbollistët tanë kanë qenë shumë të zotë për të arritur këtë rezultat dhe unë shpresoj shumë që ata (tifozët) të vijnë në Francë sepse për ne janë shumë, shumë të rëndësishëm”, deklaroi De Biasi.

Leave a Reply