Aktuale

De Biasi voton në zgjedhjet e sotme në Shqipëri

Edhe pse Gianni De Biasi nuk është më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit, ai ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në zgjedhjet parlamentare.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën numër 1749 në Tiranë.

De Biasi është në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në kombëtare.

Eksperti italian mori pasaportën shqiptare në prill të vitit 2015, pak muaj para se të sigurohet kualifikimi historik në evropianin “Francë 2016”, ku Shqipëria u eliminua në rrethin e grupeve.