Sport

De Boer dëshpëron Milanin e Romën, ka një lajm të mirë për Brozovicin

Frank de Boer thotë se Marcelo Brozovic është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, edhe përkundër se nuk ka luajtur shumë këtë edicion

 

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, luajti dy ndeshje me Kroacinë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”. Trajneri i Interit, Frank de Boer, është shprehur tejet i lumtur që Brozovic u aktivizua me Kombëtaren, teksa tha se ai do ta ndihmojë ekipin e tij që të fitojë.

“Është shumë e rëndësishme që ai ka luajtur dy ndeshje, për mua është”, tha fillimisht De Boer për aktivizimin e Brozovic me Kombëtaren e Kroacisë.

“Ai mund të na ndihmojë që të fitojmë, është vetëm çështje kohe”, shtoi De Boer duke hedhur poshtë mundësinë e largimit të tij nga “Giuseppe Meazza”.