Lëndimi që ka pësuar reprezentuesi belg, mund ta mbajë atë jashtë fushave për një kohë më të gjatë.
Kevin De Bruyne ka qenë lojtari kryesor i Manchester Cityt në këtë sezon dhe mungesa e tij është vërejtur më së miri në sfidën nda Tottenhamit, ku City pësoi edhe disfatën e parë të sezonit.
Por gjërat mund të shkojnë edhe më keq për skuadrën e Pep Guardiolas, pasi që De Bruyne pritet të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, që do të zhvillohet më 19 tetor në Camp Nou, transmeton KosovaPress.
De Bruyne pritet të rikthehet më 23 tetor në ndeshjen e Premier Ligës, që City e zhvillon ndaj Southamptonit.