Sport

De Bruyne shumë afër rekordit historik n’Premierligë

De Bruyne synon të bëhet asistuesi më i mirë në histori të Premierligës… Henry është mbreti me 20 gjatë një sezoni.

Lufta për ‘mbretin’ e Premierligës, sa i përket asisteve, vazhdon.

Me 17 asiste deri më tani, Kevin De Bruyne është pesë para Trent Alexander-Arnold në garën për asistuesin më të mirë të sezonit në Premierligë.

Me 9 ndeshje të mbetura, De Bruyne tani do të synojë rekordin historik të Thierry Henry, vetëm Mesut Ozil deri më tani i është afruar francezit.

Në sezonin 2002/03, Henry me Arsenalin dhuroi 20 asiste, më së shumti gjatë një sezoni në histori të Premierligës.

Por, para se të mendojë për rekordin e Henry, De Bruyne duhet t’i kalojë; Frank Lampard, që me Chelsean më 2004/05 dhuroi 18 asiste, aq sa Cesc Fabregas 11 sezone më vonë me Arsenalin.

Ndërsa, në sezonin 2015/16, Mesut Ozil, iu afrua shumë Thierry Henrys, por nuk arriti të barazojë këtë rekord e as ta thyejë.

Ai e përfundoi sezonin me 19 asistime, një më pak se Henry.

Nëse Bruyne vazhdon me këtë ritëm së dhuruari asistime edhe pas rikthimit të sezonit, do ta thyejë rekordin. /Gazeta Express/