Sport

De Sciglio kthehet pas një muaji

Mbrojtësi i Juventusit është lënduar javën e kaluar.

Mattia De Sciglio do të kthehet më shpejtë sesa që ishte paraparë, pasi që lëndimi që ai ka pësuar në ndeshjen debutuese me Juventusin në Ligën e Kampionëve përballë Barcelonës, nuk është aq serioz sa ishte menduar.

Sipas agjentit të lojtarit, Donato Orgoni, ish-mbrojtësi i Milanit do të jetë i gatshëm pas tri apo katër javësh për të luajtur përsëri, transmeton KosovaPress.

“Lëndimi që De Sciglio e ka pësuar në Ligën e Kampionëve nuk është aq serioz dhe ai do të kthehet pas tri apo katër javësh”, ka thënë i për Radio Crc.

Orgnoni, gjithashtu ka shtuar se Juventusi me Napolin janë dy skuadrat pretendente për Scudetto në Serie A këtë sezon.