Aktuale

Deklarata ‘bombë’ e Nishanit: Do mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën e kanabisit në Shqipëri

Presidenti Bujar Nishani, duke marrë pjesë në një leksion të hapur në Universitetin e Shkodrës ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e kanabisit në Shqipëri.

Ai e ka cilësuar çështjen e kanabisit si një problem serioz për vendin, ndaj ka vendosur të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Kanabisi sjell krim, largon qytetarin nga rruga e pastër. Ka padrejtësi në sistemin e drejtësisë. Krimi nuk lindi dje e sot, por po ecën me përparësi. Krimi i organizuar në politikë, ekonomi e media. Dekurajim kur ngrihet në hierarki krimi i organizuar”, tha Nishani.

Ndër të tjera, kreu i Shtetit ka deklaruar se kanabis sjell krim në shoqëri, dhe largon qytetarët nga rruga e pastër.