Aktuale

Deklasifikohet dokumenti i CIA-s: Lajmi që mori Enver Hoxha më 1 nëntor 1975 dhe askush nuk e dinte deri më sot

Një dokument i deklasifikuar i CIA-s dhe i nxjerrë nga gazetari Armand Plaka në faqen e tij në Facebook, nxjerr një fakt të rëndësishëm për historianët.

Dokumenti i takon vitit 1975 dhe e hartuar nga zyra e CIA-s për Shqipërinë. Për herë të parë shërbimi sekret amerikan i ndërpret lidhjet me UDB-në jugosllave për Shqipërinë dhe nuk i beson më spiunazhit me të cilin punoi për ca vite.

Më 1 nëntor 1975 CIA thekson se Enver Hoxha vuan nga një lloj kanceri dhe ka jetë vetëm 3 javë. Gazetari Armand Plaka që është marrë gjatë me dokumentet e CIA-s thekson se “aty bëhet me dije edhe nisja e purgës më të madhe që Hoxha do të realizonte në radhët e bashkëpunëtorëve të vet në qeveri e parti.

Vetë CIA shfaq rezerva në lidhje me vërtetësinë e lajmit, i cili sipas raportit vinte nëpërmjet Beogradit, por thekson gjithashtu se Hoxha tashmë kishte një kohë të gjatë që po zhvillonte një luftë me kancerin”.

“Hm…. ca gjera do ishin bere me kohe ne kete vend, sikur ky lajm te kishte rezultuar i vertete….! Me poshte do te gjeni nje faksimile te nje dokumenti te CIA-s ( i deklasifikuar) i dates 3 nentor 1975, sipas te cilit Enver Hoxha ne ate kohe kercenohej seriozisht nga kanceri, aq sa sipas raportuesve, ai mund te kishte ne ate moment edhe vetem tre jave jete. Nga ana tjeter aty behet me dije edhe nisja e purges me te madhe qe Hoxha do te realizonte ne radhet e bashkepunetoreve te vet ne qeveri e parti. Vete CIA shfaq rezerva ne lidhje me vertetesine e lajmit, i cili sipas raportit vinte nepermjet Beogradit, por thekson gjithashtu se Hoxha tashme kishte nje kohe te gjate qe po zhvillonte nje lufte te gjate me kancerin”, shkrun gazetari.

Në fakt Enver Hoxha jetoi edhe 10 vjet, por 7 vjet pas publikimit të këtij dokumenti nisi spastrimi më i fuqishëm brenda Partisë së Punës së Shqipërisë. Diktatori komunist, Enver Hoxha eliminoi kryeministrin Mehmet Shehu; Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; Ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu; Ministrin e Jashtëm, Nesti Nase; Ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti; Zv.Ministrin e Mbrojtjes, Alfred Moisiu. Me një fjalë të gjithë kupolën dhe qeverinë që e zëvendësoi me njerëz që vinin nga baza, pa shkollë dhe edukim. Një pjesë e tyre u vranë, një pjesë u burgosën. /tesheshi/

dok-2_1473961948-9927527