Aktuale

Del nga sistemi njësia B2 e Kosova B, mund të ketë reduktime minimale të energjisë

KESCO informon se në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Kjo njësi prodhon më tepër se 30 për qind të tërë prodhimit vendor prandaj cdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.

“Vetëm dy njësi të Termocentralit Kosova A janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.” njofton KESCO

KESCO njofton se ka reaguar menjëherë dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit duke njoftuar më tej “Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve më vonë gjatë ditës duke u bazuar në kapacitetet transmetive ndërkombëtare në dispozicion. Në rrethana të rregullta, kapacitetet e gatshme qartësohen pas katër orësh.

“Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.”shkruhet në komunikatë.