Aktuale

Delawie lavdëron Policinë për punën në luftën kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Hyseni me ambasadorin amerikan kanë biseduar  për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi lart punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përballjen me këto dukuri,  sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë.