Aktuale

Demarkacioni u ratifikua, Haradinaj thotë se nuk ka hequr dorë nga Çakorri e Kulla

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka takuar strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, ku i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Kadri Vesli.

Haradinaj ka vlerësuar se “rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Amerikën e partneritet me NATO-n”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet. Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak! Lavdi te rënëve për liri!