Sport

Dembele mbetet jashtë skuadrës së Barcelonës për rinisjen e Championsit

Barcelona e ka emëruar skuadrën për ndeshjen e së shtunës kundër Napolit, ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ousmane Dembele ka mbetur jashtë skuadrës, pasi nuk është shëruar në kohë nga një lëndim.

Barcelona e drejtuar nga Quique Setien do ta presë skuadrën e Napolit të shtunën në orën 21:00 të shtunën, në Camp Nou, për ta caktuar cila skuadër do të vazhdojë tutje në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Dueli i parë mes dy skuadrave përfundoi me barazim me rezultat 1:1 në Stadio San Paolo në shkurt, kështu që të dyja skuadrat janë ende në luftë për një vend në rundin e radhës.

Megjithatë, trajneri Setien s’do ta ketë të gjithë skuadrën në dispozicion për këtë ndeshje të rëndësishme, pasi që Arturo Vidal dhe Sergio Busquets janë të suspenduar.

Për më tepër, Dembele e ka pasur të pamundur të shërohet në kohë nga lëndimi i tij muskulor në kofshën e këmbës dhe nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e së shtunës.

Ndërsa, në mesin e lojtarëve që janë ftuar, Antoine Griezmann, Clement Lenglet dhe Ronalh Araujo nuk janë në 100 për qind të formës së tyre fizike, shkaku i lëndimeve të cilat i kishin së fundi.

Skuadra e Barcelonës për ndeshjen kundër Napolit: Ter Stegen, N Semedo, Pique, I Rakitic, Suarez, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, Sergi Roberto, F de Jong, Junior, Inaki Pena, Riqui Puig, Ansu Fati, R Araujo, Monchu, Mingueza, Konrad, Reis, Jandro

the authorGazetaKNN