Rajon & Botë

Dëmi kulturor i ISIS-it, shkatërron kryeqytetin asirian

Dy ditë pasi rimorën nën kontroll zonën historike të Nimrudit, autoritetet irakiane kanë nisur të bëjnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga militantët e ISIS-it në atë që njihej deri 3 vite më parë, si një ndër trashëgimitë më të mëdha të njerëzimit.

Nimrudi, 32 kilometra larg qytetit të Mosulit, është rrafshuar thuajse krejtësisht. BBC ishte ndër televizionet e para që dëshmoi katastrofën.

Artefaktet, ndërtesat, skulpturat dhe mbishkrimet antike nuk janë më. Autoritetet irakiane të trashëgimisë thonë se dëmi i shkaktuar është i pallogaritshëm.

Pas qershorit të 2014, kur mori nën kontroll këtë zonë, ISIS publikoi vazhdimisht në internet video nga hedhja në erë dhe shkatërrimi me varre i dhjetëra monumenteve historike, përfshirë këtu edhe një tempull që ishte më i larti i trashëguar nga antikiteti. Nimrud është themeluar para 3300 vite.

Në lashtësi njihej si Kalhu dhe ishte kryeqytet i Perandorisë Asiriane. Zona antike, para se të rrënohej nga ISIS-it, kapte një sipërfaqe prej 3.5 kilometra/katrorë.

Kombet e Bashkuara e kanë listuar në “krime lufte” shkatërrimin e Nimrudit dhe deklarojnë se ISIS-i ishte i vendosur në misionin për të shkatërruar gjithë trashëgiminë e hershme të irakianëve. Nga vetë militantët, e gjithë kultura paraislamike konsiderohet herezi.