Rajon & Botë

Demonstruesit bllokuan Mumbain

Rreth 200,000 demonstrues bllokuan sot Mumbain, kryeqytetin financiar të Indisë, duke kërkuar futjen e kuotave për punë në qeveri dhe në universitete, për shkak të papunësisë së lartë dhe rënies së ardhurave në bujqësi.

Shumë kompani në pjesën jugore të Mumbait, sot kanë qenë të mbyllura, për të marrë pjesë në protestë. Protestuesit ishin kryesisht nga pjesët rurale të shtetit perëndimor indian të Maharashtra, raporton AFP./KosovaPress/