Aktuale

Dëmtohet gypi, një pjesë e Fushë Kosovës pa ujë

Një pjesë e Fushë Kosovës do të mbetet pa ujë sot nga ora 10:00 deri në orën 16:00, si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm do të kenë banorët e rrugës “Peja” duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”,thuhet në njoftim.

the authorBurbuqe Metolli