Rajon & Botë

Dënim me vdekje për një agjent të dyshuar në shërbim të Izraelit

Një shtetas iranian që punonte për Mossadin, është dënuar sot me vdekje me dyshimin për dhënien e informacioneve sekrete agjencisë izraelite të spiunazhit nga kryeqyteti iranian.

Prokurori publik, Abbas Jafar Dolatabadi tha në gjykatë se i akuzuari, një shtetas iranian, u kishte transmetuar në mënyrë të përsëritur informacionet sekrete të programit atomik të vendit, oficerëve të shërbimeve sekrete izraelite.

Përveç kësaj, personi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë iranianë, shtatë vjet më parë.

“I pandehuri thuhet se ka marrë para dhe një leje qëndrimi suedeze në këmbim të shërbimeve të tij”, ka thënë Dolatabadi, citon agjencia iraniane e lajmeve ” ISNA”.

Dolatabadi nuk ka bërë të ditur detaje të mëtejshme mbi çështjen.