AktualeSport

Depay në ‘shënjestër’ të gjigantit italian

Gjiganti Italian si duket ka ‘’shënjestruar’’ sulmuesin holandez Memphis Depay, që të bëhet pjesë e tij në sezonin e ardhshëm.

Depay, sipas të gjitha gjasave nuk është më në planet e trajnerit Xavi, anipse lojtari nuk dëshironte largimin nga Camp Nou.

Por tani Depay ka ndërruar mendje, ai dëshiron të largohet nga Barcelona, dhe si një nga opsionet e mundshme për të ardhmen e tij thuhet të jetë Juventusi.

Barcelona ka kërkuar 20 milion euro për holandezin, derisa kontrata me të vlen deri me 30 qershor 2023.