Rajon & Botë

Deputetët e kthejnë Kuvendin në ring, rrihen me grushte dhe karrige

Skena kaotike shpërthyen në parlamentin e Ugandës, ndërsa deputetët debatuan për heqjen e diskutueshme të kufirit të moshës presidenciale.

Gjakrat mes ligjvënësve u ndezën pasi dikush pretendoi që një deputet ishte i armatosur në sallë.

Kreu i Parlamentit urdhëroi kontrolle por nuk u gjet asnjë armë, njoftojnë mediat lokale.Deputetët u konfrontuan fizikisht mes tyre, duke goditur njërin-tjetrin me grushte dhe karrige.