Aktuale

Deputetet gjerman Haradinajt: Nuk zgjidhen problemet duke krijuar probleme të reja

Gjermania nuk e përkrah korrigjimin e kufijve, kushdo që ka dhënë këtë ide duhet ta dijë se behët fjalë për destabilizim të tërësishëm të Ballkanit, ka thënë, deputeti gjerman i CDU-së, Christian Schmidt, pas takimit më Kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Nuk mundeni ti zgjidhni problemet përmes krijimit të problemeve të reja. Edhe ai që mendon se do ta zgjidh problemin me këtë ide, duhet ta dijë se po krijon probleme te reja edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë Shmid, përcjell FaktePlus.

Ndërkaq edhe deputeti tjetër i Bundestagut nga radhët e CDU-së, Peter Bauer, tha se gjermania mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rezultatin që do të dalë prej tij si pjesë e marrëveshjes.

“Ne sot biseduam edhe për proceset e ardhshme siç është dialogu mes dy vendeve për të cilin japim përkrahje të plotë, por kundërshtojmë korrigjimin e kufijve sepse kjo është e rrezikshme”, tha Bauer. /FaktePlus.