Aktuale

Deputetët votojnë komisionit e përkohshëm

Deputeti më i vjetër që po udhëheq seancën, Adem Mikullovci ka filluar me kërkesën e emrave të koalicioneve dhe subjekteve politike për anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Edhe pse deputetët e Nisma për Kosovën janë në sallë, koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk ka propozuar emër për këtë komision, ndërkohë, nga VV është propozuar Albulena Haxhiu, nga koalicioni LAA-në, Armend Zemaj.

Pas kësaj pike është paraparë dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./KosovaPress/