Aktuale

Deputetët votuan projektligjin për financimin e partive politike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për financimin e partive politike përgjatë vazhdimit të seancës plenare.

Në rend të seancës plenare të ditës së sotme ishte edhe projektligji për financimin e partive politike, shkruan Gazeta Express.

Projektligji u votua nga 68 deputetë të Kuvendit të Kosovës, pa asnjë deputet kundër dhe pa asnjë abstenim.

Përmes këtij projektligji synohet që të dihet burimi financues i të gjitha partive politike.

the authorGazetaKNN