Aktuale

Deputeti kosovar “i rrethuar” nga qentë endacak

Deputeti i partisë Lëvizja Vetëvendosje, dhe aktori me famë kombëtare, Adem Mikullovci është shfaqur në një nga grupet që duan mbështetjen dhe trajtimin e mirë të qenve.

Deputeti Mikullovci shihet duke i ushqyer qentë bredhës të kryeqytetit.

Ky veprim i tij është pëlqyer dhe shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Trajtimi qenve endacakë vazhdon të mbetet një problem i madh në Kosovë.