Aktuale

Deputetja e VV-së kërkon shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku duhet të shkarkohet dhe të japë llogari nëse rezulton e vërtetë se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën.

Ajo tha se Kosovës i duhen ambasadorë kompetentë, profesionalë, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe ambasadorë. Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari.

Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogar i”, tha ajo. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN