Aktuale

Derbi i Manchesterit mund të anulohet

Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të Manchesterit është vënë në pikëpyetje për shkak të motit të keq.

Dueli mes Manchester United dhe Manchester City që është paraparë të zhvillohet në kuadër International Champions Cup në Kinë, është në rrezik që të anulohet për shkak të një stuhie të madhe që ka kapluar shtetin aziatik, transmeton KosovaPress.

Dy ndeshje të Superligës kineze tashmë janë anuluar dhe nëse nuk ka përmirësim të motit deri të hënën në kryeqytetin kinez Pekin, atëherë do të anulohet edhe takimi i shumëpritur mes rivalëve të qytetit si dhe dy trajnerëve, Jose Mourinho e Pep Guardiola.

Ky takim është aranzhuar të luhet në stadiumin olimpik ‘Foleja e Zogut’, i cili ka kapacitet prej 80 mijë ulëseve.