Aktuale

Dërgon drogë në burg, arrestohet

Një femër është arrestuar në qendrën korrektuese në Lipjan pasiqë gjatë vizitës që i kishte bërë një të burgosuri, në gjësendet e saj është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur pasditen e djeshme./KosovaPress/