Aktuale

Deri 38 gradë sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Nga fundi i ditës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për shi të shkurtër. Indeksi UV do të arrijë 8.

Temperatura do të lëvizë prej 27 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë to dobët deri në mesatare.

Temperatura do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Të hënën dhe të martën do të mbisundojë mot i ndryshueshëm, pasdite jostabil me shi të rërmbyeshëm dhe vetëtima, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rënie. Nga dita e mërkurë kushtet për jostabilitet të pasdites do të zvogëlohen.