Aktuale

Deri në pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Pritje e kolona të gjata në kufi Mërgimtarët edhe këtë të enjte po përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Merdare, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.