Sport

I dështoi transferimi në Premierligë, Lemar flet për të ardhmen

Thomas Lemar, ylli i Francës, është i lumtur që do të vazhdojë të luajë në Monaco.

Ylli i Monacos, Thomas Lemar ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Së fundi në garë për francezin kishin hyrë Liverpool dhe Arsean. Por, transferimi në Premierligë i kishte dështuar në momentet e fundit.

“Unë jam një lojtar i Monacos, jam shumë i lumtur te ky klub”, tha Lemar për Canal + pas fitores së Francës ndaj Holandës.

“Tani do të bëj një sezon të mirë me klubin tim, në përpjekje për të përparuar dhe për të ecur përpara në karrierën time me Monacon”, ka theksuar ai.

Monaco gjatë kësaj vere ka shitur yjet si: Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Benjamin Mendy dhe Tiemoue Bakayoko. /Express/