Aktuale

Dështoj vizita javën e kaluar, por kryeministri malazez do të zhvillojë një takim “romantik” me Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Qeverisë , Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se Markoviq do të vijë në Kosovë të mërkurën.

“Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Agjenda e plotë për takimet të cilat do t’i zhvillojë do të bëhet publike me kohën”, ka thënë Gashi.

Kryeministri i Malit të Zi pritej të vinte më 6 shkurt, por për shkak të kushteve të paparështatshme meteorologjike i ishte pamundësuar ardhja.

A është rastësi që vizita e ardhshme e kryeministrit malazez në Kosovë do të zhvillohet pikërisht në “Ditën e të dashuruarve”, më 14 shkurt?/GazetaKNN/

the authorE B